Ndërkohë nisi mbledhja e kryetarëve, deputetët e opozitës u mblodhën në pjesën derën e jashtme të sallës së Konferencës së Kryetarëve. Ndërsa stafi i Kuvendit pengoi hyrjen në sallë, deputeti Flamur Noka kërkoi një dokument ku ndalohej hyrja e deputetëve.

“Kush është ajo që mbyll derën”, bërtet Gazment Bardhi, ndërsa më pas deputetët e opozitës shtynë me forcë derën dhe e hapin atë, duke hyrë të gjithë në sallë, e cila në atë moment rezulton bosh. “Hiqni Gardën nga aty”, kërkon Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: