Manjati rus, Ilyas Gimandutdinov, pronar i një kompanie të madhe transporti, ka vdekur pasi helikopteri i tij është rrëzuar.
Ngjarja ka ndodhur në Perm, në Rusi, pasi helikopteri është ngatërruar në linjat e energjisë elektrike.
Video e momentit të rrëzimit të helikopterit është shpërndarë në rrjete sociale. Dy pasagjerët që ndodheshin në bord raportohet se kanë vdekur. Mes tyre edhe milioneri rus Ilyas Gimandutdinov, themelues i kompanisë së transportit Tattranskom me seli në Perm, dhe Elmir Koniakov, një drejtues i së njëjtës kompani.
Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të helikopterit.
❗️ 2 DEAD from helicopter crash in Russia’s Perm Krai region — Ministry of Emergency Situations
The helicopter gets tangled in wires and PLUMITS to the grounds of the Ashatli park center pic.twitter.com/jPHtB1tYzb
— RT (@RT_com) January 7, 2026
