Policia kufitare në bashkëpunim me FRONTEX kanë kapur në Korçë 6 refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme të cilët kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë.

Sipas informacioneve refugjatët janë kapur në kodrat e qytetit, ndërsa do të dërgohen pranë drejtorisë për të kryer veprimet e duhura proceduriale.

Rastet e ndalimit të shtetasve sirianë janë të shumta nga Juglindja, gjithashtu dhe personat që i transportojnë ata në mënyrë të paligjshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: