Rangers u eleminua nga Kupa e Skocisë, pas përballjes me Celtic. Në Ibrox Stadium, vendimtare u treguan penalltitë, ndërsa gjatë 120 minutave nuk pati gol.

Mesfushori shqiptar i Rangers, Nedim Bajrami ekzekutoi saktë penalltinë e tij, por gjithsesi nuk mjaftoi, pasi Tavernier dhe Gassama gabuan. Pas sfidës, Nedim Bajrami është parë tejet i nervozuar, teksa një nga anëtarët e stafit është detyruar ta mbajë para hyrjes në tunel.

Nuk dihet se çfarë apo kush e zemëroi Bajramin, por sipas asaj që shkruajnë mediat, 27-vjeçari është dëgjuar duke bërtitur, teksa po shikonte dikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb