Anis Mehmeti i ka bërë një nisje perfekte vitit të ri. Sulmuesi kuqezi realizoi gol në ndeshjen e fituar 5-0 nga Bristol City ndaj Portsmouth.

Ai shkon kështu në kuotën e 8 golave, në 25 sfida të luajtura. Për të, ky është sezoni i katërt te Bristol City.

Pavarësisht formës konstante të treguar, sulmuesi Mehmeti ende nuk ka marrë ftesë nga Sylvinho, i cili pretendon se ka shumë trafik në repartin e avancuar.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb