Nuk ka si të ndodhi ndryshe kur jep intervistën Zlatan Ibrahimovic. Ky i fundit dhe Paul Pogba kanë dhuruar spektakël në intervistën pas ndeshjes me Crystal Palacen. Pas deklaratave për ndeshjen, gazetari e ka pyetur suedezin nëse mund t’ia japë francezit epitetin e çmimit të ndeshjes. Por përgjigja e Ibrahimovic ishte e papritur, ashtu si gjithmonë.

“Jo, do ta mbajë çmimin për vete”, tha Ibra me shaka, duke shkaktuar të qeshura të mëdha.

Të dy futbollistët shënuan për Untiedin, në fitoren 2:1 ndaj Crystal Palace.

https://www.youtube.com/watch?v=h4tUYUUSNTI

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: