Janë zbuluar pamje nga oborri i banesës ku u ekzekutua me armë zjarri 20-vjeçari Pavlin Preka në fshatin “Guci e Re”, Shkodër. Viktima u gjet i pajetë nga xhaxhai i tij, ndërsa ka dyshime se ai është qëlluar disa ditë më parë.

Fillimisht u raportua se Preka ishte vrarë me thikë, por ekspertiza konfirmoi se ai është qëlluar me një plumb në gjoks nga një pistoletë. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, e cila do të analizohen për të identifikuar armën e krimit.

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe po analizon kamerat e sigurisë për të zbuluar lëvizjet e dyshimta pranë vendit të ngjarjes. Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po punon për të zbardhur motivet dhe për të identifikuar autorin e vrasjes.

Preka jetonte i vetëm në një banesë dykatëshe, ndërsa prindërit e tij ishin të divorcuar. Ngjarja mbetet e mistershme, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të çuar autorin para drejtësisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb