TIRANË

Ky është ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako teksa del nga Gjykata për të shkuar në paraburgim, pas vendimit të GJKKO për ta lënë në burg. Siç shihet nga pamjet, Bllako ndodhet në mes të policëve dhe me pranga në duar.

Gjykata e Posaçme vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-deputetit socialist, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Bllako del nga gjykata me pranga në duar dhe i rrethuar nga efektivët që e ruajnë, ai futet në furgonin e policisë.

Në seancën e mbajtur sot, ish-deputeti ka zgjedhur të mos flasë, por të përfaqësohet nga avokati i tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: