Qazim Laçi ka shënuar gol me Rizespor, në fitoren 3-0 ndaj Eyupsor, në ndeshjen e kampionatit turk. Mesfushori i kombëtares mori përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe nga pika e bardhë u tregua i saktë, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Laçi ishte një nga më të mirët në fushë, me paraqitjen e tij që u vlerësua me notën 8.5. 29-vjeçari, në sezonin e parë në Turqi, ka shënuar 2 gola, sakaq ka dhuruar edhe 3 asiste.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb