Viktima që humbi jetën në aksidentin e frikshëm ndodhur sot në Kavajë, në zonën e quajtur ‘Bishti i Zhurit” është , 27-vjeçari Festim Meçe.

Aksidenti ndodhi paraditen e sotme, ku mjeti me të cilin po udhëtonte i riu, është përplasur me një kamion.

DVP Tiranë/Informacion shtesë sqarues

Në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku mjeti kamion me drejtues shtetasin I. C. u përplas me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, ju informojmë se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: