IKMT ka përfunduar aksionin e shembjes së objekteve pa leje në fshatin turistik të Thethit. I fundit ka qenë një objekt me tre kate, i ndërtuar pa leje. Ndërtesa është shembur me shpërthim të kontrolluar.
Prej disa orësh forcat Xhenio montuan kallepët e eksplozivit ndërsa tashmë objekti është rrafshuar.
Rreth 100 ndërtesa u shembën në Theth nga aksioni i ndërmarrë nga IKMT përgjatë 1 jave.
Banorët kërkuan dialog me qeverinë, por kryeministri Edi Rama u shpreh i prerë se asnjë prej objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjet në zonat e mbrojtura nuk do të legalizohej.
(BalkanWeb)
