Ish-presidenti i republikës Ilir Meta, i cili ndodhet në burg, ka kujtuar tubimin e 2 marsit 2020, thirrur prej tij kur ishte në krye të Presidencës.

Meta thotë se misioni madhor i nisur më 2 mars 2020 do të vazhdojë, ndërsa theksoi se me rëndësi jetike është mbrojtja e Kushtetutës.

“Në këto kohë kritike për fatet e vendit është sot dita për të kuptuar më shumë se kurrë rëndësinë jetike të mbrojtjes çdo ditë të Kushtetutës dhe të rikthimit të saj në “shinat veneciane”, si garantuesja e vetme dhe madhore e Lirisë, Sovranitetit, e paprekshmërisë së kufijve të shenjtë të Atdheut, e Demokracisë dhe e Pluralizmit, të rrezikuara si kurrë më parë nga Narkobanda antikombëtare e “Rilindjes”, që ka kapur çdo institucion të shtetit dhe që me korrupsionin e saj të shfrenuar plaçkit çdo ditë miliarda euro të taksave të sakrificave të qytetarëve, që ka shkretuar vendin dhe familjet shqiptare duke dëbuar një milion shqiptarë, që ka vrarë shpresën e qindra mijëra të rinjve duke vrarë të ardhmen e kombit tonë”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: