Një incident ka ndodhur në përballjen mes dy tenistëve Damir Dzhumur dhe Alexander Zverev në “French Open”.
Pas një gjuajtje të fortë të tenistit gjerman, Dzhumur godet keq dhe topi shkon lart duke sjellë humbjen e pikës. Për inerci të lojës boshnjaku tenton të kapë shpejt topin dhe të nisë lojën, por në këtë moment të njëjtën gjë po tentonte të bënte edhe kapësi i topave.
Duke qenë se ishin shumë të përqendruar, Dzhumur dhe kapësi i topave përplasen me njëri-tjetrin. Nga ky incident djaloshi mbetet i shtrirë në tokë, por falë ndihmës së tenistit arrin të çohet dhe më pas të largohet.
Watch out! ⚠️
? Damir Džumhur clatters into an oblivious ballboy then proceeds to apologise excessively ?#RG18 pic.twitter.com/D41GRlHvgj
— Eurosport UK (@Eurosport_UK) June 1, 2018
(e.k/BalkanWeb)
