Të paktën tetë persona humbën jetën pasi një makinë shpërtheu në New Delhi.

Policia njodton se ngjarja ndodhi në portat e stacionit të metrosë në Fortesën e Kuqe, një ish-pallat Mughal dhe një atraksion i madh turistik.

Media lokale tha se të paktën 11 persona u lënduan dhe se Mumbai ishte në gatishmëri të lartë pas shpërthimit.

“Dëgjuam një zhurmë të fortë, dritaret na u drodhën”, tha një banor, i cili nuk dha emër, për NDTV.

Sanjay Tyagi, një zëdhënës i policisë së Delhit, tha se ata ende po hetonin shkakun, ndërsa shërbimi zjarrfikës tha se të paktën gjashtë automjete dhe tre motoçikleta ishin përfshirë nga flakët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb