Të dielën në ‘Cam Nou’ kur Barcelona të ndeshet me Real Sociedad, Andres Iniesta, do të luajë ndeshjen e fundit për katalanasit, klubin ku ka kaluar 16 vite të karrierës së tij dhe ka luajtur mbi 438 sfida.
Për këtë arsye Barcelona në ndeshjen me Sociedad ka menduar për një koreografi të veçantë në mënyrë që ‘maestro’ të largohet ashtu siç e meriton.
Në një video të publikuar nga vetë klubi zbulohet atmosfera që do të krijojnë tifozët në fillimin e ndeshjes. Numri “8” dhe fjalët “Infinit Iniesta” do të dominojnë në të gjithë tribunat e ‘Cam Nou’, bashkë me ngjyrat e Barcelonës.
(e.k/BalkanWeb)
