“Kukësi Arena”, investimi më i rëndësishëm për qytetin verilindorë është kthyer në një “odise”. Klima jo e përshtatshme dhe temperaturat jo të favorshme, kanë bërë që tapeti të mos jetë ende gati, duke shtyrë gjithnjë e më shumë rikthimin e ekipit të Kukësit në shtëpi. Armand Duka, ishte sot i pranishëm për të ndjekur nga pranë situatën me stadiumin e ri, teksa u shpreh i bindur, duke iu referuar edhe ekspertëve, se nëse temperaturat do të rriten, tapeti do të jetë gati brenda 10 ditëve për të pritur dhe sfidën e parë:

Çdo gjë tjetër në stadiumin “Kukës Arena” ka përfunduar, ndërsa tani pritet vetëm “drita jeshile” për ti dhënë fund “shtegtimit” 3-vjeçar të ekipit nëpër stadiume te tjera, Verilindoret dëshirojnë ta inaugurojnë stadiumin e ri në sfidën ndaj Tiranës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: