Interi ka siguruar matematikisht titullin në Serie A, duke shënuar kështu yllin e dytë në fanellë. Një sezon fenomenal, një kryevepër e vërtetë, aq më tepër që trofeu i 20-të vjen në derbi, pas një fitorje 1-2 ndaj Milanit në San Siro. Sfida nisi me tension nga të dyja skuadrat, ku për të qetësuar situatën u desh ndërhyerja e arbitrit. Zikaltërit kaluan në avantazh në minutën e 18-të, atëherë kur gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Acerbi u koordinua mirë me kokë, duke kaluar topin pas shpinës së Maignan.

Pak më vonë, Lautaro shpërdoroi një mundësi të artë për të realizuar golin e dytë, atë të qetësisë. Kuqezinjtë e Piolit u shfaqën në të 40-tën, me Calabria—n që lëshoi sinjale nga distanca. Pjesa e dytë filloi në mënyrë perfekte për Interin, që realizoi golin e dytë me Thuram, me një gjuajtje të bukur të francezit. Shumë pak për të thënë për Milanin, që u fut në lojë me Tomorin, shumë vonë, pa mundur dot të ndryshojë fatin e takimit. Fundi i sfidës ishte mjaft i tensionuar, pasi Calabria, Hernandez dhe Dumfries dolën me karton të kuq.

Festa është e ligjshme te interistët, që tashmë do të jenë kampionët e Italisë. Ekipi deri më tani ka grumbulluar 86 pikë, fakti që janë mposhtur vetëm një herë është një tregues i qartë. Nata do jetë e gjatë në Milano, një titull që vjen në derbi është gjithmonë i veçantë.

Zikalrtwr
Zikalrtwr

(VIDEO)

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: