Nedim Bajrami protagonist. Lojtari shqiptar ka dhënë asist në ndeshjen mes Interit dhe Empolit, që po luhet në San Siro.

Në minutën e 66-të, mesfushori kuqezi dha një pasim për Baldanzin, i cili nuk fali para portës. Bajrami nuk ka qenë titullar fiks këtë sezon, pasi shpeshherë e kemi parë në pankinë, por sonte trajneri Zanetti zgjodhi t’i besojë atij dhe duket se ka ardhur shpërblimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: