Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmë për televizionin italian Telenord pas vizitës në Itali dhe takimin me Cristiano Ronaldon.


Rama është ftuar në një lidhje telefonike nga ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Giuseppe Dossena që drejtonte emisionin për të folur jo vetëm për sportin por edhe për tragjedinë e Genovas dhe emigrantët.

Rama tha se Italia për shqiptarët konsiderohet një atdhe i dytë. Për sa i përket emigrantëve, kryeministri kujtoi ndihmën e Italisë dhe tha se dikur edhe shqiptarët kanë qenë eritreas. Megjithatë ai tha se ndihma e Shqipërisë nuk e zgjidh problemin, i cili duhet të zgjidhet në selitë e Europës.

Për sa i përket futbollit Rama tha se ka qenë tifoz i Juves që 6 vjeç, kur e ndiqte në televizorin bardhë e zi, ekipin bardhë e zi.

Edi je?
Po, po jam, mirëmbrëma!

Do doja të filloja me një pyetje të veçantë. Genova është në periudhë zie, dua të vihem në vendin e një administratori, politikani, cilat janë fjalët që dalin nga ata si ju që keni përgjegjësi dhe që duhet të administrojnë një territor dhe ndodh pastaj ajo që ndodhi?
Ishte e tmerrshme dhe ne humbën bashkëqytetarët tanë, dy djem shqiptarë që jetonin e punonin në Genova dhe për fat të keq nuk i shpëtuan dot kësaj. Ishte e tmerrshme. Në këto rrethana e vetmja gjë që nuk duhet bërë janë polemikat e kota se i kujt është faji.

Genova është një qytet i kërkuar nga studentët tuaj, janë shumë studentë që e kërkojën Genovën?
Po është e vërtetë është një qytet fantastik nga shumë këndvështrime. Shumë qytete italiane janë pak si vendi ynë. E konsiderojmë Italinë si një atdhe të dytë.

Mua më pëlqeu deklarata e ministrit të Jashtëm shqiptar që ne do i kthejmë Italisë çfarë na ka dhënë tha se do pranojmë disa emigrantë. Më duket një gjë shumë e madhe?
Ne i kemi njohur ato momente, kemi qenë ne dikur eritreas. Italia ka qenë toka jonë e premtuar dhe italianët nuk na lanë kurrë në mes të detit. Për fat të keq kohët kanë ndryshuar. Italia ka qenë ndoshta vendi më mikpritës i Europës në 30 vitet e fundit por është lënë vetëm. Nuk është se ne mund të zgjidhim shumë për këtë çështje nisur nga graviteti i problemit, por kur mund të jepet një dorë, për ne ishte një detyrim të thoshim se mund të bëjnë atë që mundemi duke shpresuar që Europa të zgjohet dhe që ky problem të zgjidhet në selinë europiane sepse asnjë vend nuk mund t’i zgjidhë i vetëm këto probleme.

Është shumë zhgënjyese të shohësh se si bëhen samite, mbledhje dhe në fund Italia, Greqia vuajnë njësoj.

Trajtojmë një argument më të lehtë. U takuam në stadium. Arritja e Cristiano Ronaldo në Itali sipas teje çfarë do të thotë?
(qesh) Ti e di që unë bëj tifo për Kombëtaren shqiptare dhe për këtë jemi dhe miq përgjithmonë sepse ka qenë një trajner i madh i yni që iku shumë shpejt dhe pastaj Giani de Biazi mblodhi frytet e tij, bëj shaka. Përveç kombëtares shqiptare, ti e di që shqiptarët kanë bërë gjithmonë tifo për Italinë, dhe pastaj jemi të ndarë juventinë, milanistë, ka edhe interistë por atë të shkretët vuajnë pak. Juve është një çështje besimi, unë e ndjek që kur i sha 6 vjeç. Ishte televizioni bardhë e zi dhe tani bardhë e zi është Juve.

Të falënderoj për rrëfimin. Do shihemi shpejt, shpresoj që në ndeshjen e parë që Shqipëria do luajë në shtëpi të jem me ju.
Për mua nuk është vetëm një çështje tifozerie apo futbolli për mua është mënyra se si Juve bën skuadrën apo lufton si skuadër. Është gjithmonë një frymëzim. Të falënderoj për telefonatën dhe shpresoj të shikoj në Shqipëri së shpejti.

(m.k/BalkanWeb)