Miliona iranianë festojnë vrasjen e liderit suprem, Ajatollah Khamenei, nga sulmi ajror amerikano-izraelit mëngjesin e kësaj të shtune.
Në pamjet e shpërndara në rrjet, dëgjohen thirrje dhe ovacione, pasi mediat konfirmuan asgjësimin e Khamenei.
Ndërkohë, edhe presidenti amerikan Donald Trump, në një postim në Truth deklaroi se Khamenei nuk jetonte më.
“Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, është i vdekur. Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por për të gjithë amerikanët e mëdhenj dhe ata njerëz nga shumë vende në të gjithë botën, që janë vrarë ose gjymtuar nga Khamenei dhe banda e tij e banditëve gjakatar”, deklaroi Trump.
