Ditën e sotme është paraqitur në SPAK, Klotilda Bushka. Siç shihet nga pamjet ish-deputetja Bushka i drejtohet ambienteve të SPAK.

Ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka qëndroi për rreth dy orë këtë të enjte në ambientet e SPAK, por në dalje nuk dha asnjë shpjegim lidhur me arsyen e thirrjes së saj.

Burime për gazetaren e News24 bëjnë me dije se Bushka është pyetur si person në dijeni për fraksionin e dytë të dosjes “Veliaj”, i cili lidhet me aktivitetin e vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ish-deputetja socialiste është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për dyshime se ka penguar hetimet ndaj Veliajt. Sipas hetimeve të SPAK, Bushka dyshohet se ka orientuar dëshmitarët mbi deklarimet që duhet të jepnin gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb