Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku një 46-vjeçar u gjet i vrarë në banesën e tij. Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje telefonike për ‘News24’ tha se grupi hetimor ka dyshime se Altin Alikaj është vrarë, pasi plaga pas koke që i ka shkaktuar edhe vdekjen ka qenë e thellë, ndërsa dyshohet se është goditur me një sëpatë.

Sipas Mehmetit, viktima, ish-ushtarak, nuk njihej si person problematik në lagjen e tij ku banonte (24 Maji).

Aktualisht policia po merr në pyetje fqinjët e viktimës dhe të njohur të tij, për të zbardhur ngjarjen në fjalë. Sipas policisë, po hetohen disa pista, ajo e ndonjë konflikti të mundshëm apo dhe ndonjë grabitje.

Ka qenë nëna e 46-vjeçarit që sinjalizoi policinë për zhdukjen e djalit, i cili kishte humbur kontaktet me familjen që prej 8 ditësh. Ishte pirkëshit nëna që udhëtoi nga Greqia dhe drejt Vlorës, dhe e gjeti djalin të vrarë në banesë. Pamjet që disponon BalkanWeb tregojnë banesën ku jetonte 46-vjeçari.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: