Vedat Muriqi luajti si titullar në ndeshjen e parë të kampionatit spanjoll. Mallorca-Athletico Bilbao u transmetua në “Arena Sport”, me komentatorin e përzgjedhur për këtë sfidë që nuk përmend origjinën e saktë të sulmuesit të Kosovës. Ai u shpreh se bëhet fjalë për një lojtar që vjen nga krahina jugore serbe.

“Edhe një herë provojnë të gjejnë Muriqin dhe këtë herë ia dalin. Këtë herë njeriu që vjen nga krahina jugore serbe ia doli të ul topin me gju” tha komentatori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: