ITALI-Qyteti i Abruzzos është goditur si e gjithë Italia nga i ftohti siberian. Në videon e realizuar nga Lorenzo Dorazio, ai ka filmuar skenën spektakolare të një stuhie dëbore.
Eksperti i meteorologjisë Enrico Rizzi shpjegon që ky është një fenomen ku janë pikërisht retë të cilat krijojnë një stuhi të tillë, ndryshimi është që në vend të breshërit dhe shiut në kohë të ftohtë bie dëborë.
Kjo është një dukuri tipike e dimrit në Adriatik kur fryn erë e akullt nga lindja.
(da.xha/BalkanWeb)
