Policia e Shkodrës ka shoqëruar 6 banorë të Baks-Rrjollit mëngjesin e kësaj të mërkure, mes tyre edhe një grua, të cilët i kanë zënë rrugën punonjësve të firmës që po ndërton resortin në pronat e tyre.

Me shoqërimin e banorëve në komisariat, efektivët e policisë kanë shpërndarë protestuesit e tjerë, duke lejuar kështu punonjësit e kompanisë së ndërtimit të vijojnë punën. Ndonëse më 19 shkurt banorët presin një vendim nga Gjykata e Apelit Administrativ, ndërtuesi vijon punën në shkelje të plotë të ligjit.

Kjo është dita e 16-të që banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë protestojnë kundër zaptimit të pronave të tyre nga ndërtuesi, duke bërë thirrje të vazhdueshme ndaj institucioneve të drejtësisë për ndërhyrje emergjente dhe paanësi.

Në rast se Apeli Administrativ nuk jep vendim për ndalimin e punimeve nga firma e ndërtimit, banorët paralajmëruan se do të futen në grevë urie përpara SPAK-ut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb