TURQI 

Në kohën kur ra tërmeti me madhësi 6.8 ballë në provincën Elazig të Turqisë, një grua solli në jetë  fëmijën e saj.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BË se ngjarja ndodhi në një klinikë private në Elazig. Gjinekologu dhe mamitë mbetën të qeta dhe vazhduan të bënin punën e tyre. Njëra nga mamitë u kujdes për të porsalindurin.

“Unë nuk mund të lija nënën dhe foshnjën. Më duhej të qëndroja i qetë dhe të mos kisha panik për sigurinë dhe shëndetin e nënës, fëmijës dhe stafit. Për fat të mirë, edhe nëna, ashtu edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore ”, tha gjinekologu Nilai.

https://www.zougla.gr/kosmos/article/tourkia-genise-tin-ora-tou-sismou

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb