Shkronja “Z” është bërë që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, një simbol i kësaj lufte, duke u pasqyruar edhe në mjetet ushtarake ruse apo civilët të cilët dilnin hapur në përkrahjen e agresionit.
Një instalacion i këtij simboli është ndërtuar edhe në një nga qytetet ruse, pikërisht në Cheboksary.
Në video të shpërndara në rrjetet sociale, duken dy të rinj të cilët dëmtojnë simbolin, ndërkohë që kujtojmë se kjo është e dyta herë që civilët kanë marrë veprim për ta dëmtuar atë.
Mes qytetarëve rusë që nga nisja e luftës ka pasur zëra kundër, të cilët madje organizuan edhe protesta për të kundërshtuar Putinin, protesta të cilat u shtypën me dhunë.
Shkronja “Z” është bërë simbol i luftës në Ukrainë pasi tingëllimi i saj në rusisht është i përafërt me frazën “për fitore”.
In the #Russian city of #Cheboksary, for the second time, local residents broke a "patriotic" installation of Putin's swastika in the form of the letter "Z". pic.twitter.com/lBJAe7HtjN
— NEXTA (@nexta_tv) June 17, 2022
