Protestuesit para Kuvendit kanë befasuar me mënyrën e tyre të protestës, duke sjellë edhe shpendë në mes të turmës së policisë.
Këtë herë, protestuesit kanë lënë vezët, ndërsa kanë sjellë pula, si simbol ‘urtësisë’ nga ana e policisë.
Tensionet mes qytetarëve dhe policisë vijojnë jashtë ambienteve të Kuvendit, ku opozita dhe qytetarët po protestojnë kundër Reformës Administrativo-Territoriale, ndërsa në sallën e seancave plenare pritet të kalojë drafti.
