TIRANE

Përmes një video të publikuar në facebook, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku shkruan sot se Integrimi nuk është peng i BE-së, por i Edi Ramës.

“Krimi, dhe korrupsioni që kanë sjellë largimin masiv të shqiptarëve dhe rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm janë arsyet që na lënë ende jashtë Europës.”- shkruan Tabaku ndërsa akuzon se kryeministrin si të vetmin përgjegjës.

Postimi i plotë:

Edi Rama pengon integrimin e Shqipërisë në BE!

Integrimi i Shqipërisë nuk është peng i vendeve të BE por i keqqeverisjes së Edi Ramës. Krimi, dhe korrupsioni që kanë sjellë largimin masiv të shqiptarëve dhe rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm janë arsyet që na lënë ende jashtë Europës. Dhe për këtë përgjegjës është Kryeministri! Edi Rama ka dështuar!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb