Juventus thyen 1-4 Parmën në Tardini. Në pjesën e parë, bardhezinjtë shënuan dy herë në pjesën e parë, me Bremer dhe McKennie. Një autogol i Cambiassos ngushtoi shfirat, por nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar për torinezët.
Në të 54-tën, Bremer “tundi rrjetën”, ndërsa pak më vonë realizoi edhe David. Juvja është në vendin e katërt, me 45 pikë të grumbulluara. Në sfidat e luajtura më herët, Como-Atalanta përfundoi 0-0, ndërsa Torino mundi 1-0 Leccen.
