Ndeshjet e pesta në grupet e Champions League kanë dhuruar emocione dhe gola pafund.
Juventus është përshëndetur me Champions League që në fazën e grupeve pas humbjes 4-3 ndaj Benficës në Portugali. Kjo disfatë bën që ekipi i Maximilliano Allegrit të ketë vetëm 3 pikë, ndërsa vendet e para një xhiro para fundit kanë grumbulluar nga 11 pikë (Grupi H).
Andre Silva befasoi “Zonjën e Vjetër” pas vetëm 17 minutash lojë, ndërsa Vlahovic nuk vonoi shumë për të vendosur ekuilibrat. Ish-interisti Joao Mario tregohet gjakftohtë nga pika e bardhë në minutën e 28-të, ndërsa në të 35-tën dhe të 50-tën Rafa Silva i jep goditjen e rëndë miqve torinez me dopietën e tij. Milik dhe McKennie çuan shifrat në 4-3 (77’, 80’), gola ngushëllimi dhe për statistikë, pasi në fund të fundit skuadra italiane u desh të dilte me kokën ulur nga stadiumi.
Ashtu siç pritej, PSG ka triumfuar me goleadë ndaj Maccabi Haifa (7-2).

Në Grupin E, Milan ka marrë një fitore shpresë ndaj Dinamos së Zagrebit në Kroaci me shifrat 0-4. Pjesa e parë u mbyll në avantazh për kuqezinjtë, që gjejnë golin në minutë ne 39-të me Gabbian i cili realizoi me kokë pas një krosimi të Tonalit nga goditja e dënimit. Kampionët e Italisë e kthyen sfidën në goleadë pas rrjetave të Leao dhe Giroud, sapo filloi pjesa e dytë. Ljubicic bën gjithçka gabim pak më vonë, me një autogol.Ekipi i Piolit është në vendin e dytë me 7 pikë, 1 më shumë se Salzburg që ka 6 pikë.

Humbje që nuk dhemb për Real Madridin kryesues, 3-2 ndaj Leipzig, në grupin F.Vendasit gjerman tregojnë se në tokën e tyre do kërkojnë pikë, pasi shënojnë 2 herë brenda 20 minutash ndaj kampionëve në fuqi. Gvardiol dhe Nkunku ndëshkojnë madrilenët, ndërsa Vinicius Junior ngushtoi shifrat. 3 pikët e ekipit të Rose u vendosën nga sulmuesi Timo Werner (81’). Los Blancos mbyllin ndeshjen me një gol me penallti të Rodrygos.

Rezultatet:
Benfica 4-3 Juventus
Milik scores for Juventus, but is it too late?
Benfica 4-2 Juventus#UCL | #SLBJUV | #ChampionsLeague |
— DEAN FOOTBALL⚽ (@DEANFOOTBALL1) October 25, 2022
Rafa Silva. That’s it, that’s the tweet. pic.twitter.com/Gh7jJk3EAm
— ??ℝ? (@EuroExpert_) October 25, 2022
Benfica 2-1 Juventus
Goal Joao Mario. pic.twitter.com/EvnQQHnzMl
— Fast GøaIs. (@iF29s) October 25, 2022
Vlahovic!! Equaliser
8th goal of the season
Lead investor: @Soff_Touch#UndaRated ? pic.twitter.com/wCWkPzL02Q
— UndaRated (@Unda_Rated) October 25, 2022
GOAL | BENFICA 1-0 JUVENTUS
⚽ 18′ Andre Silva
Silva did no mistake as he put the ball inside the net sweetly with an header#ChampionsLeaguepic.twitter.com/hLVOf7brnr
— FOOTY HUB ⚽️ (@Footyhub01) October 25, 2022
Celtic 1-1 Shakhtar Donetsk
Dinamo Zagreb 0-4 Milan
⚽ Absolutely no mistake from @_OlivierGiroud_!pic.twitter.com/OCcsEoGJsR
— SempreMilan ? (@SempreMilanCom) October 25, 2022
? @RafaeLeao7 surfing through them with ease!pic.twitter.com/yejz3zR9IW
— SempreMilan ? (@SempreMilanCom) October 25, 2022
? A FIRST EVER #ACMILAN GOAL FOR MATTEO GABBIA! pic.twitter.com/YxEZqug0al
— SempreMilan ? (@SempreMilanCom) October 25, 2022
Dortmund 0-0 Manchester City
PSG 7-2 Maccabi Haifa
Leipzig 3-2 Real Madrid
(BalkanWeb)
