Edhe rrugët kombëtare janë në fokus të aksionit për lirimin e hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video ku shkruan se ka nisur edhe çlirimi i buzërrugëve kombëtare.

Kreu i qerverisë thekson se është përcaktuar një kufi tërheqje e subjekteve, të cilat njëkohësisht duhet të sigurohen se “asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur dhe njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0 do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi”.

“Bashkarisht me qeverinë, duke e trajtuar hapësirën buzë e përballë akseve kombëtare si pjesë të shtëpisë sonë të përbashkët dhe jo si tokë të askujt”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb