Emisioni Vetting
Nga biseda me babanë e Ilir Binajt, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, do të ridilnin në pah faktet që emisioni kishte ekspozuar se si kompania “TPA Albania” sh.p.k, ku Agim Binaj zotëron 2% të aksioneve, por që sipas disa ligjeve, të birit të tij i ndalohej në mënyrë kategorike të merrte këtë detyrë.
Binaj nxjerr zbuluar edhe ministrin e Financave kur thotë se të njëjtën formulë ndjek me kompaninë e tij të auditimit edhe Petrit Malaj me babanë e vet.
“Deri në 10 milionë o burrë, shikoje. Deri në 10 milionë, jam dakord me ty. Mbaroi kjo punë. Atë e zgjidha unë. Po qe mbi 10 milionë, atëhere unë kisha konflikt interesi, unë isha i detyruar të shisja zyrën të kaloja diku tjetër. Iku kjo. Nji, verifikohet kjo se i kam verifikuar unë para teje të gjitha. Në rregull u mbyll ky kapitull. Tani shtrohet problemi, vimë tek të pari, tek kjo shoqëria që ka qenë aksioner djali dhe që ia shiti aksionet, ia shiti koleges së tij Laura, unë këtu kam 2% (i referohet kompanisë TPA Albania), tek kjo austriakja. Zotëri, unë nuk kam paketë kontrolluese, kam 2% si aksioner dhe nuk ushtroj funksione të auditimit, nuk jam as administratë”.
“Është titullar dhe do të quhet konflikt interesi kur unë të realizojë një turn over ose një të ardhur mbi 10 milionë lekë. Mbaroi se unë pikërisht këtë pikë sqarova se ndryshe do ta kisha mbyllur që kur u emërua djali. Por kjo pikë me përjashton dhe unë këtë e sqarova. Hape ligjin deri në 10 milionë lekë quhet konflikt interesi. I dashur le të jesh deputet, le të jesh ministër.
“Të njëjtën gjë ka edhe ministri i Financave me të jatin”, shprehet ai. Pra, edhe ministri i Financave është në kushtet e konfliktit të interesit për shkak të një kompanie me gjasë auditimi, që ka në pronësi, teksa i biri drejton financat e shtetit.
Bisedë e shkëputur nga kamera e fshehtë 4, takim midis babait të kryetatimorit Binaj, Agim Binaj dhe avokatit Muharrem Doku.
“AGIM BINAJ: Nuk po të fsheh asgjë, po të deklaroj si te prifti. I them unë, o djalë. Ti nuk ke status, ti je politik, nuk të kap. Ia printoj, ja jap, mbaroi, iku kaq.
AV. MUHARREM DOKU: Pavarësisht nga kjo, drejtuesi i lartë duhet të deklarojë konfliktin e interesit.
AGIM BINAJ: Po ku e di konfliktin e interesit?
AV. MUHARREM DOKU: E ka ligji!
AGIM BINAJ: Ore zotëri, ti nuk je me ta.
AV. MUHARREM DOKU: S’ka lidhje ajo.
AGIM BINAJ: Ore e deklaroi ai që babai im ka zyrë kontabiliteti, shkojnë të ardhura deri nën 8 milionë lekë. Po të lutem se i kam parë këto.
AV. MUHARREM DOKU: Edhe drejtuesi i lartë ka, dmth deklaron konfliktin e interesit. Unë kam zënë ligjin.
AGIM BINAJ: Është deri në 10 milionë o zotëri.
AV. MUHARREM DOKU: Ja ta shofim tani.
AGIM BINAJ: Deri në 10 milionë o burrë, shikoje. Deri në 10 milionë, jam dakord me ty. Mbaroi kjo punë. Atë e zgjidha unë.
Po qe mbi 10 milionë, atëhere unë kisha konflikt interesi, unë isha i detyruar të shisja zyrën të kaloja diku tjetër. Iku kjo.
Nji, verifikohet kjo se i kam verifikuar unë para teje të gjitha. Në rregull u mbyll ky kapitull.
Tani shtrohet problemi, vimë tek të pari, tek kjo shoqëria që ka qenë aksioner djali dhe që ia shiti aksionet, ia shiti koleges së tij Laura, unë këtu kam 2% ( i referohet kompanisë TPA Albania), tek kjo austriakja. Zotëri, unë nuk kam paketë kontrolluese, kam 2% si aksioner dhe nuk ushtroj funksione të auditimit, nuk jam as administrator.
AGIM BINAJ: Që ta dish ti, merre ligjin për konfliktin e interesit.
AV. MUHARREM DOKU: Ja pra, ta lexova.
AGIM BINAJ: Hape pikën deri në fund, që thotë deri në 10 milionë lekë.
AV. MUHARREM DOKU: Ore është titullar, që emëron njerëzit.
AGIM BINAJ: Po le të jetë mo! Është titullar dhe do të quhet konflikt interesi kur unë të realizojë një turn over ose një të ardhur mbi 10 milionë lekë. Mbaroi se unë pikërisht këtë pikë sqarova se ndryshe do ta kisha mbyllur që kur u emërua djali. Por kjo pikë me përjashton dhe unë këtë e sqarova. Hape ligjin deri në 10 milionë lekë quhet konflikt interesi. I dashur le të jesh deputet, le të jesh ministër.
Të njëjtën gjë ka edhe ministri i Financave me të atin.
Zoti Binaj e pranon vetë që kur kompania ka xhiro vjetore mbi 10 milionë lekë nuk lejohet, por ai referohet kompanisë “ASC CPAs” ndërkohë anashkalon faktin që kompania tjetër, “TPA Albania” shpk ka xhiro vjetore mbi 10 milionë lekë. Pavarësisht kësaj shkeljeje, edhe ligji për Procedurat Tatimore i ndryshuar e ndalon kryetatimorin Binaj të ushtrojë detyrën ndërkohë që familjarët e tij kanë kompani auditimi. Argumentet e avokatit Doku do të sillnin dhe acarimin e profesorit Binaj pasi ish drejtori te Tatimet do të zbulonte shkelje që kanë lidhje me kohën që kryetatimori Binaj ka qenë në detyrë.
Bisedë e shkëputur nga kamera e fshehtë 5, takim midis babait të kryetatimorit Binaj, Agim Binaj dhe avokatit Muharrem Doku.
“AV. MUHARREM DOKU: Ca ka emëruar djali yt sot te Tirana?
AGIM BINAJ: Djali im?
AV. MUHARREM DOKU: Ca ka emëruar djali yt sot te Tirana (i referohet Drejtorit të Tatimeve për Tiranën)
AGIM BINAJ: Nuk ka rëndësi.
AV. MUHARREM DOKU: S’paska rëndësi, për atë paska rëndësi.
AGIM BINAJ: Jo more, ti do më dëgjosh se s’merrem unë me emërimet e tatimeve.
AV. MUHARREM DOKU: Jo po thuaj që ka bërë shkelje për këto emërimet!
AGIM BINAJ: Do thyesh kokën, ja ku po ta them.
AV. MUHARREM DOKU: Unë?
AGIM BINAJ: Ja ku po ta them.
AV. MUHARREM DOKU: Më dëgjo.
AGIM BINAJ: Kokën ke për të thyer!
AV. MUHARREM DOKU: O zotëri!
AGIM BINAJ: Po akuzove njerëzit e ndershëm, mbaje mend do thyesh kokën.
AV. MUHARREM DOKU: Kujt do ia thyesh kokën?
AGIM BINAJ: Ja ke folur për kokën e djalit tim, pik pik pik.
AV. MUHARREM DOKU: Po pse ke ardhur?
AGIM BINAJ: Nuk duhet të paragjykosh.
AV. MUHARREM DOKU: Absolutisht.
AGIM BINAJ: Ti s’e njeh fare djalin tim (thyen gotën në dyshemenë e lokalit).
AGIM BINAJ: Thyeje, tani je në rregull.
AV. MUHARREM DOKU: O zotëri!
AGIM BINAJ: Nuk e njeh, mos paragjyko! Ka shkruar gazeta…
AV. MUHARREM DOKU: Nuk e kam shkruar unë, e ka shkruar gazeta.
AGIM BINAJ: Nuk e ke shkruar ti, tani do më dëgjosh një llaf si burrë i vjetër që jam?
AV. MUHARREM DOKU: Po!
AV. MUHARREM DOKU: Po ti që më thua mua.
AGIM BINAJ: Ore unë ta kam fajin.
AV. MUHARREM DOKU: Që do thyesh kokën më thua ti mua.
AGIM BINAJ: Po do thyesh sepse janë punëtor njerëz të ndershëm.
AV. MUHARREM DOKU: Mua s’më akuzon dot njeri.
AGIM BINAJ: Dhe bibla ka një përcaktim.
AV. MUHARREM DOKU: Po lërë biblën.
AGIM BINAJ: Edhe bibla, bibla, bibla, ja do që ta lexoj?
AGIM BINAJ: Do që ta lexoj. Tashi më dëgjo mua në qoftë se ke vullnet.
AV. MUHARREM DOKU: Ehaa.
AGIM BINAJ: Tashi në qoftë se ke vullnet me jep vullnet sa djali im.
AV. MUHARREM DOKU: Tani këto janë forma…
AGIM BINAJ: Të lutem, më dëgjo se nuk ta mbush mendjen.
AV. MUHARREM DOKU: Edhe njëherë, këto janë forma kërcënimi këto që po më bën.
AGIM BINAJ: Jo po unë s’po kërcënoj fare.
AV. MUHARREM DOKU: Ti po më thua mua “Do thyesh kokën”.
AGIM BINAJ: Po do e thyesh se ke mendje të keqe.
AV. MUHARREM DOKU: Po e kam pra?
AGIM BINAJ: Pse e ke?
AV. MUHARREM DOKU: Sepse…
AGIM BINAJ: Se akuzon njeriun e ndershëm.
AGIM BINAJ: Në qoftë se ke prova, akuzo Ceno Klosin. Ç’punë ke me mua?
AV. MUHARREM DOKU: Ç’punë kam me ty unë?
AGIM BINAJ: Po e ke shkruajtur mo!
AV. MUHARREM DOKU: Po s’e kam shkruajtur unë. Dhe ka mundësi mos bërtit mor burrë. Ku e ke?
AGIM BINAJ: E ka gazeta.
AV. MUHARREM DOKU: Por çoje në gjykatës.
AGIM BINAJ: Nuk ka nevojë.
AV. MUHARREM DOKU: Por çoje në gjykatë.
AGIM BINAJ: Unë njoh personin, që ka të bëjë.
AV. MUHARREM DOKU: Do më padisësh…
AGIM BINAJ: Unë ty?
AV. MUHARREM DOKU: Tani mos më bëj mua të dal nga vetja, ti po më bërtet. Po më kërcënon!
AGIM BINAJ: Unë kam tonin.
AV. MUHARREM DOKU: Po më kërcënon!
AGIM BINAJ: Unë as të kërcënova.
AV. MUHARREM DOKU: Do thyesh kokën më the.
AGIM BINAJ: Po do thyesh se …
PERSON I TRETË: Ai ta tha si shprehje.
AV. MUHARREM DOKU: Po ca.
AGIM BINAJ: Se janë njerëz të ndershëm prandaj do thyesh kokën.
AV. MUHARREM DOKU: Ore zotëri, ti the ka ardhur si patriot (i referohet kryetatimorit Ilir Binaj qe ka ardhur nga SHBA).
AGIM BINAJ: Po si patriot ka ardhur.
AV. MUHARREM DOKU: Po lëri mo këto, leri.
…
AGIM BINAJ: Dhe mbaje mend këtë që po të them.
AV. MUHARREM DOKU: Ç’punë kam unë.
AGIM BINAJ: Dëgjo cik.
AV. MUHARREM DOKU: Është puna e atij, me se merret ai…
AGIM BINAJ: Ore dëgjo për veten tënde se unë se çaj kokën fare.
AV. MUHARREM DOKU: Unë nuk të dëgjoj fare.
AGIM BINAJ: E di ti që nuk e çaj kokën fare. Thjesht unë doja të njihja këtë personin që më ka akuzuar, kaq.
AV. MUHARREM DOKU: S’të kam akuzuar unë mor burrë.
AGIM BINAJ: Po, në gazetë më ke akuzuar.
AV. MUHARREM DOKU: Më ço në gjykatë nëse unë të kam akuzuar.
AGIM BINAJ: Dëgjo mua, se s’merrem me langaraq.
AV. MUHARREM DOKU: Nuk jam langaraq.
AGIM BINAJ: Do më dëgjosh një llaf në fund e të iki?
AV. MUHARREM DOKU: O Zotëri, unë s’jam langaraq. Po më thua langaraq, unë s’jam langaraq.
AGIM BINAJ: Të gjithë ata që shkruajnë kot, janë langaraq.
AV. MUHARREM DOKU: Edhe unë?!
AGIM BINAJ: Nuk të fus ty, ti ndoshta s’je, por ata të tjerët. Por ti e ke shkruajtur atje.
AV. MUHARREM DOKU: Dhe qenkam langaraq unë?
AGIM BINAJ: Dhe thotë sipas…
AV. MUHARREM DOKU: Dhe jam langaraq unë?
AGIM BINAJ: Atë s’e di unë, koha do e provoj.”
