TIRANE- Gjatë aksionit në orët e para të Vitit të Ri 2018, policia ka kryer kontrolle me drager, ndërsa mësohet se njëri prej drejtuesve i ka shpëtuar kontrollit.

Shoferi është kapur disa kilometra pasi policia i ishte vënë pas, pikërisht në Rinas, ndërsa rezultonte të ishte në gjendje të dehur. Pasi u kontrollua blutë e kryeqytetit zbuluan se ai ishte një person i shpallur në kërkim edhe për dhunë ndaj një femre.

“Nën efektin e alkoolit si bindet urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore për të ndaluar, por kapet në rrugën e Rinasit pas ndjekjes nga Policia Rrugore.

Personi shoqërohet për në Komisariat për akuzën e ‘kundërshtim të punonjësit të Policisë, por i kërkuar edhe për një ngjarje ku ka dhunuar një shtetase”.- bën të ditur policia.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: