Situata në ambientet e News24 vazhdon të mbetet kritike dhe tensionuar, ndërsa kompania shtetërore KAYO dhe Policia e Shtetit vijojnë të pengojnë hyrjen e gazetarëve dhe stafin e medias në ambientet e punës.
Kjo situatë thellon skandalin e uzurpimit të godinës dhe sjell shqetësime të mëdha për lirinë e medias dhe të drejtën e punonjësve për të kryer detyrat e tyre.
Sipas raportimeve, një prej efektivëve të policisë së shtetit që mbërriti në godinë ka kyçur gojën për mikrofonin e News24 kur u pyet se nga kush ishte thirrur dhe cili ishte qëllimi i pranisë së tij në redaksi.
KAYO, sipas vlerësimeve të ekspertëve ligjorë dhe reagimeve të medias, ka kryer tashmë tre shkelje ligjore.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti i medias dhe organizatat për mbrojtjen e lirisë së shtypit kërkojnë që autoritetet të ndërhyjnë menjëherë për të garantuar respektimin e vendimit të gjykatës dhe të drejtat e gazetarëve.
