Kelly Rowland ka ecur ndër të tjera në tapetin e kuq të Kanës, ku ka shkuar për premierën e filmit francez “Marcello Mio” por prania e saj në festivalin e filmit nuk ka përfunduar mirë.

Po bën xhiron e internetit imazhi i këngëtares 43-vjeçare dhe ish-pjesëtares të Destiny’s Child duke u përleshur me një roje sigurie.

Shikoni videon

Sipas DailyMail, Rowland u acarua me një pjesëtar të sigurimit i cili vazhdoi t’i tregonte asaj rrugën për të dalë.

Këngëtarja ka dashur të qëndrojë më gjatë në tapetin e kuq për të bërë foto dhe për të përshëndetur fansat e saj. Megjithatë, sigurimi vendosi që koha e saj kishte mbaruar dhe këmbënguli ta largonte. Pavarësisht se iu tregua një dalje për mjaft kohë, Rowland ende qëndronte duke bërë hapa të vegjël jashtë. Një grua nga ekipi i sigurisë, megjithatë, i tregoi sërish drejtimin që duhej të merrte për t’u larguar, këtë herë në mënyrë më të ashpër, duke vënë dorën pikërisht përballë saj. Këngëtarja është acaruar dhe ka nisur të zihet me rojen e sigurisë.

Një shikues i tha DailyMail: “Ajo po përpiqej të përshëndeste fansat e saj dhe të ndihmonte paparacët të bënin foton e tyre. Ajo donte të vendoste një kufi të qartë.’

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb