Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi që u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare u përcoll sot në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes në Tetovë.
Arkivoli i këngëtarit, u mbulua me flamurin kombëtar shqiptar. Në një video shihet bashkëshortja e të ndjerit, Selvija e cila më lot në sy u jep lamtumirën e fundit babait të djalit të saj.
Në Pallatin e Kulturës u mbajt ceremonia mortore ku dhjetëra figura publike, kolegë nga skena muzikore dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit.
