Këngëtarja e mirënjohur greke, Glikeria, ka surprizuar shqiptarët në mbarë botën, pasi ka kënduar për herë të parë në gjuhën shqipe.

Glikeria ka fituar zemrat e shqiptarëve, teksa ka kënduar në kanalin televiziv “Mega” këngën popullore shqiptare “25 gërsheta”.
Kënga e përpunuar nga muzikanti shqiptar në Greqi, Dasho Kurti, dhe e kënduar nga këngëtarja e njohur është publikuar në “Facebook” nga komuniteti shqiptar në vendin fqinj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb