Kirurgët dhe mjekët e Koresë së Jugut shpëtuan jetën e një dezertori të Koresë së Veriut duke nxjerrë plumba dhe parazitë të tmerrshëm nga trupi i tij pasi ai u largua nga regjimi i Kim Jong Un muajin e kaluar.

Kirurgu koreano-jugor Lee Cook tregoi se si skuadra e tij mjekësore ndihmoi dezertorin Chong Song pasi ai u qëllua nga ushtarët e Koresë së Veriut pasi u arratis nga regjimi totalitar i Kim duke kaluar zonën e militarizuar.

Ai u transportua me një helikopter në Qendrën Spitalore Universitare të Seulit “Ajoiu” në kryeqytetin e Koresë së Jugut, në një moment që gjendja e tij ishte tepër kritike dhe po vdiste nga tensioni i ulët i gjakët.

“Ai ishte si një kavanoz i thyer, ne s’po i jepnim dot gjak mjaftueshëm,” tha Lee. Në videon e mëposhtme duket me detajes se si kirurgët arritën t’i shpëtojnë jetën ushtarit të Kim Jong Un, duke përfshirë edhe momentin si nxjerrin nga trupi i tij parazitë që arrinin 25 cm.

Pas fluturimit 25 minutësh në spital, personeli mjekësor kaloi gjatë orë duke punuar mbi Chong për ta shpëtuar.

Parazitët brenda zorrëve të uhstarit u nxorrë gjatë operacionit që zgjati 5 orë, që si qëllim kryesor kishte nxjerrjen jashtë të plumbave që kishte marrë gjatë arratisjes.

Shocking: Song had been shot in his knee, arm, back and chest through his shoulder, and his body was riddled with parasites

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb