Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka postuar pamjet e një aksioni të autoriteteve amerikane, të cilat bombardojnë një varkë të ngarkuar me tonelata droge në brigjet e Venezuelës.
Sipas Trump varka ishte nisur drejt territorit amerikan dhe droga që mbante në bord mund të vriste nga 25 deri në 50 mijë njerëz.
Kjo nuk është hera e parë që autoritetet amerikane zhvillojnë aksione të tilla pas ardhjes së administratës së Trump, i cili është zotuar për një luftë pa kompromis ndaj karteleve të drogës.
