Ka mbërritur te Trauma, polici i plagosur gjatë një operacioni të zhvilluar në Lozhan të Korçës. Efektivi u plagos gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuari, ndërsa një efektiv u vra.
Efektivi Edison Adri mori plagë në nofull, ndërsa efektivi tjetër Enea Mekolli mbeti i vrarë.
Autori i ngjarjes, Violand Braçellari gjithashtu mbeti i plagosur gjatë aksionit të policisë. Ndërsa në ambientet e Traumës, ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Skënder Hita.
Stani ku fshihej autori i ngjarjes, 43-vjeçari Violand Braçellari ishte i pajisur me kamera sigurie. Gjithashtu autori kishte krijuar edhe disa ambiente të tjera për t’u fshehur.
