Manchester United komplikon rrugëtimin në Champions League, pas barazimit 3-3 ndaj Gallatasaray-t në Rams Park (Istanbul). “Djajtë e kuq” realizuan 2 herë brenda 20 minutash, me Garnacho dhe Fernandes. Vendasit nga Turqia ngushtuan shifrat brenda pjesës së parë, falë Ziyech.

Djemtë e Ten Haag e filluan mirë pjesën e dytë, pasi Mc Tominay dërgoi shifrat në 1-3. Portieri i United, Andre Onana shkaktoi autogol, duke bërë kështu që Gallatasaray të rifutej në lojë (62’). Të besuarit e Buruk barazuan shifrat me Kerem Akturkoglu në minutën e 71-të, i ndihmuar edhe nga brohoritjet e jashtëzakonshme në shkallët e stadiumit.

Manchester United ka 4 pikë dhe renditet në vendet e fundit të grupit A. Gallatasaray është në vendin e dytë me 5 pikë.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb