Vedat Muriqi takohet përsëri me golin. Pasi shënoi me Atletico Madrid pak ditë më parë, sulmuesi kosovar gjeti sërish rrugën e rrjetë.

Muriqi “tundi rrjetën” e Alaves në takimin shtëpiak që Mallorca po e fiton 2-0.27 vjeçari me një kontroll topi për t’u pasur zili, gjuan bukur dhe çon në festë tifozët e ekipit.

 

Për Vedatin ky është sezoni i parë në La Liga. Shifrat nuk janë aq të kënaqshme, pasi ky është goli i katërt.Më parë ka luajtur për Lazio dhe Rizerspor.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb