Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Belorta, ku për shkak të erës së fortë është shkëputur rimorkio nga një kamion, duke goditur një automjet tjetër në rrugë.

Kjo ka shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën nacionale Korçë – Bilisht.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale ndërsa mësohet se nga ana e policisë po ndërhyhet për normalizimin e situatës.

Drejt vendngjarjes po shkojnë edhe forcat zjarrfikëse të cilat do të bëjnë të mundur heqjen e rimorkios nga rruga.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb