NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

4 fileto pule të prera në kubikë
1 kokërr vezë
3 lgj miell
3 lgj galetë
Kripë, piper i zi

Përgatitja

Filetot e pulës të prera në kubikë mesatare i spërkasim me kripë dhe piper dhe më pas i kalojmë në miell.

Rrahim një kokërr vezë me një lugë ujë ose qumësht dhe kalojmë kubikët e filetos së pulës një nga një dhe më pas i kalojmë në një tas ku kemi vendosur 2-3 lugë galetë.

I vendosim të gjithë kubikët e filetos së pulës në një tavë, mirë është të qëndrojnë rreth 1 orë ose mund t’i bëjmë gati që në darkë.

Në një tigan që nuk ngjit hedhim 2-3 lugë vaj të ngrohet, vendosim kotoletat dhe i skuqim 3 minuta nga njëra anë, 2 minuta nga ana tjetër duke i mbuluar me kapak. Më pas i heqim dhe i servirim të ngrohta shoqëruar me pilaf me perime.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb