Një krokodil, që u strehua në pishinën e një hoteli në SHBA ka surprizuar dhe tmerruar një çift që po lahej. Skena u filmua nga kamerat e sigurisë së hotelit.
Por më e bukura e kësaj videoje është se bashkëshorti sapo sheh krokodilin në pishinë largohet menjëherë pa e pasur mendjen farë se çdo të ndodhte me bashkëshorten e tij.
Fatmirësisht, edhe ajo arrin të largohet nga pishina pa pësuar asgjë me ndihmën e një personi tjetër, i cili u përpoq të shpërqendronte krokodilin ndërkohë që ajo dilte jashtë.
(er.cu/BalkanWeb)
