Ish-deputetja Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur hapur për të shkuarën e saj politike dhe marrëdhënien me ish-presidentin Ilir Meta, duke e cilësuar atë si thellësisht emocionale e jo të ndërtuar mbi interesa politike.

“Marrëdhënia ime me Ilir Metën ka qenë parimisht emocionale, dashurore. Unë e kam pasur marrëdhënie emocionale, flas për vete. Nëse do ta kisha politike, do ta kërkoja të isha deputete në vitin 1992,” tha Kryemadhi gjatë intervistës.

Ajo shtoi se ka pasur mundësi për t’u bërë deputete edhe më vonë, por ka zgjedhur të mos e ndjekë atë rrugë.

“Edhe në vitin 1996 më propozuan për deputete në Berat dhe unë propozova Erion Braçen. Nuk jam fare pishman; kam bërë gjënë më të mirë, sepse është i vetmi socialist që ka ngelur në PS dhe që, me të mirat e të këqijat e veta, ngre zërin për problematikat e elektoratit të tij me sinqeritet dhe ndershmëri,” u shpreh ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb