Një takim disi i tensionuar ka qenë ai mes kryeministres së Italisë Georgia Meloni dhe presidentit të rajonit të Campanias, Vincenzo De Luca. Ata janë përshëndetur dhe ia kanë dhënë dorën njëri-tjetrit.

Por, Meloni sa duket nuk ka harruar faktin që De Luca dikur e ka quajtur atë ‘trape’ (stronza).

Georgia Meloni: President De Luca, unë jam “stronza” Meloni.

De Luca: Mirë. Mirë se erdhe.

Kjo ishte e para herë që Meloni përballej me Vincenzo De Lucan. Në muajin shkurt, De Luca, që është nga PD, e quajti kryeministren italiane “stronza”, në një komunikatë për mediat në Romë, ku po bisedonte për çështjen e autonomisë lokale.

Pas asaj deklarate, Meloni i kishte thënë De Lucas, se në vend që të protestojë, do të ishte mirë të punonte.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb