Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e cila po zhvillon një vizitë në Turqi, ka vendosur sot një  kurorë me lule në Anıtkabir, ku gjendet Mauzoleu i Mustafa Qemal Ataturkut, në Ankara, Turqi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në ceremoninë e vendosjes së kurorës në nderim të Mustafa Qemal Atatürkut, Atit Themelues të Turqisë moderne dhe Presidentit merrnin pjesë  dhe anëtarë të tjerë të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, deputetët Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme, Eduard Shalsi, Kryetar i Komisionit për Ekonominë, Milva Ekonomi, Damian Gjiknuri, Lefter Gështenja, anëtarët e Grupit të Miqësisë Bardhyl Kollçaku dhe Kreshnik Çollaku, si edhe Anbasadorja e Shqipërisë në Turqi, Blerta Kadzadej.

Kryetarja Spiropali dhe delegacioni që e shoqëron u pritën paraditen e sotme nga kryeparlamentari turk Numan Kurtulmuş.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Turqisë mbështeten në dy shtylla të fuqishme: miqësinë e fortë tradicionale mes dy popujve tanë-zemra është streha më e mirë për miqtë, ka shkruar porti i madh turk, Emre- si edhe në partneritetin strategjik mes dy shteteve.

Bashkë me Presidentin Kurtulmuş dhe Asamblenë e Madhe Kombëtare po punojmë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, duke intensifikuar bashkëpunim e suksesshëm mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, në nivelet më të larta, mes komisioneve parlamentare, grupeve të miqësisë dhe deputetëve, si edhe në organizatat parlamentare shumëpalëshe”, u shpreh gjatë fjalës së saj kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb