Humbja ndaj Shqipërisë, i ka kompromentuar ndjeshëm pozitat në kampin polak, teksa tifozët shohin Europianin gjithmonë e më shumë t’iu largohet.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme, polakët e pranishëm në sektorin mik të “Air Albanias”, u panë të tërbuar në fundin e ndeshjes, me kapitenin e tyre, Robert Levandovski, i cili përveçse ishte inekzistente në fushën e lojës, as nuk shkoi t’i përshëndeste tifozët pavarësisht rezultatit, ndërkohë që polakët kërkuan shpjegime nga Levandovski.
